Faton Peci i Vetëvendosjes është duke prirë në rezultatet që po publikohen nga KQZ për Mitrovicën e Jugut.
Derisa janë numëruar mbi 95% të votave, Peci po prin me 17 mijë e 192 vota apo 53.57%, kundrejt kandidati të PDK-së, Arian Tahirit i cili ka marrë 14 mijë e 900 vota apo 46,43%.
Ky rezultat ka bërë që mbështetësit e Vetëvendosjes të mblidhen para selisë së partisë duke brohoritur emrin e kryetarit të partisë, Albin Kurti.
Lexoni edhe:


