KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » VV-ja akuzon qeverisjen e Totajt: Me konkursin për sekretarë të shkollave, PDK-ja shkeli mbi ligjin dhe djersën e të rinjve
Politikë

VV-ja akuzon qeverisjen e Totajt: Me konkursin për sekretarë të shkollave, PDK-ja shkeli mbi ligjin dhe djersën e të rinjve

Kosova News
Kosova News 14:13 -10/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren sot ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me shkeljet dhe parregullsitë në konkursin e fundit për sekretarë të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Prizrenit.

Me këtë rast, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prizrenit, Karanfil Haxhillari dhe anëtari i Komisionit për Arsim Faruk Tahiri, duke u bërë thirrje kandidatëve që të parashtrojnë ankesa dhe të mos dorëzohen karshi këtij procesi të montuar, kanë ftuar organet e rendit që t’i fillojnë hetimet në mënyrë që që të ndalohet ky degradim politik që po i bëhet institucioneve arsimore të Komunës së Prizrenit.

Gjatë fjalës së tij, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prizrenit, Karanfil Haxhillari ka thënë se pas katandisjes së shkollave me drejtorë puro politik, për, përkundër premtimeve përkatësisht rrenave gjatë fushatës zgjedhore, gjoja de-politizimin e arsimit në komunën tonë, pra përveç drejtorëve, kjo qeverisje e PDK-së vazhdoi përmes trikave të njohura nga incizimet, përmbushjen e pazareve politike duke e politizuar edhe me sekretarë të shkollave.

Tutje, Haxhillari ka numëruar një nga një të gjitha shkeljet ligjore në lidhje me konkursin në fjalë.

“Ne kemi gjetur shumë shkelje ligjore sa i përket këtij konkursi. Po fillojmë me Komisionin përzgjedhës

1. Ligji Nr. 06/L -114 për Zyrtarët Publikë neni 68, paragrafi 7 thotë: Komisioni i përzgjedhjes është ad-hoc, themelohet nga organi emërtues dhe përbëhet nga të paktën 5 persona, ku të paktën tre (3) prej tyre janë profesionistë të fushës në të cilën bëhet vlerësimi i kandidatëve, një (1) është profesionist në fushën e përzgjedhjes të burimeve njerëzore dhe një (1) tjetër është përfaqësues i NJBNJ (Njësisë e burimeve njerëzore). Komisioni i përzgjedhjes themelohet për çdo grup apo pozitë për të cilën zhvillohet konkurrimi.

Kryetari i Komisionit Fatmir Badalli, i transferuar me procedurën e lëvizjes Brenda kategorisë në NJBNJ (Njësinë e Burimeve Njerëzore) sipas informacioneve të cilat i kemi, personi në fjalë deri me datën 29 ka punuar si staf civil në administratën e policisë, kur edhe bëhet njoftimi për lëvizje brenda kategorisë me datë 30 emërohet kryesues i komisionit përzgjedhës.

Kjo e bën shumë dyshues përzgjedhjen e tij si dhe shtrohet pyetja sa është ekspert apo profesionistë në fushën e përzgjedhjes?

Si dhe anëtarja tjetër e Komisionit si përfaqësuese e Burimeve Njerëzore, Shkendije Berisha.

Sipas informacioneve që i kemi, Shkendije Berisha është e punësuar në qershor të vitit 2022, e që bie ndesh me Rregulloren Nr 16/2020 PËR PRANIMIN DHE KARRIERËN NË SHËRBIMIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS respektivisht neni 32 paragrafi 1 i cili thotë: nëpunësi që emërohet sipas nenit 30 të kësaj Rregulloreje, i nënshtrohet një periudhe pune provuese që zgjat një (1) vit nga data e fillimit të punës. Paragrafi 2 i cili thotë: puna provuese është përgatitja teorike dhe praktike e nëpunësit për kryerjen me sukses të detyrave të pozitës ku është emëruar.

Si dhe neni 34 paragrafi 1 i cili thotë: gjatë periudhës të punës provuese nëpunësi civil, i sapo emëruar, ushtron detyrën nën kujdesin e një nëpunësi civil ekzistues, të caktuar si mentor dhe është i detyruar të ndjekë udhëzimet e tij.

Tani shtrohet pyetje legjitime, si ka mundësi që një punëtore në Njësinë e Burimeve Njerëzore, nën mbikëqyrje dhe punë provuese njëvjeçare , të emërohet anëtare e Komisionit përzgjedhës?

Si përfundim del që Komisioni për përzgjedhjen e sekretarëve të Shkollave është në kundërshtim me ligjet e rregulloret e lartcekura.”, ka thënë Haxhillari.

Po ashtu, gjatë fjalimit të tij, ai ka numëruar edhe dyshimet e Lëvizjes vetëvendosje, për shkeljet edhe në procedurë të Konkursit.

“1. LIGJI NR. 06/L – 114 PËR ZYRTARËT PUBLIKË neni 68 procedura e konkurrimit paragrafi 3 i cili thotë Konkurrimi zhvillohet në këto dy faza: 3.1. verifikimi paraprak, nëse kandidatët i plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të posaçme, sipas shpalljes së konkurrimit;

3.2. vlerësimi i njohurive, aftësive dhe cilësive profesionale të kandidatëve. 4. Verifikimi paraprak kryhet nga NJBNJ, ndërsa vlerësimi i kandidatëve bëhet nga Komisioni i përzgjedhjes (në vijim: Komisioni).

Nga informatat të cilat i kemi, verifikimi paraprak nuk është kryer nga NJBNJ siç përcaktohet me ligj, por nga Komisioni i përzgjedhjes.

Gjatë intervistës me gojë, Komisioni nuk i ka pasur formularët standarde të poentimit të cilët mundësojnë dhënien e pikëve aty për aty në mënyrë që vlerësimi dhe përzgjedhja të jetë transparente edhe për vet anëtarët e komisionit, por pikëzimi i tyre ka qenë privat në fletore të tyre.

Pikëzimi në formularët standarde, është bërë pas kthimit në punë nga pushimet e vitit të ri.

Disa anëtarë të komisionit, dikujt ia kanë bërë nga dy pyetje e dikujt tjetër nga një (kjo vë në dyshim si e kanë bërë vlerësimin me pikë dhe krahasimin me kandidatin tjetër).

Shefi i personelit pas çdo interviste ka hyrë në sallë dhe ka kërkuar që komisioni të jetë në nivel të punës duke bërë presion që procesi kinse të shkoj mirë. E çfarë trika janë përdorur, rezultati final tregon qartë. Po ashtu vazhdimisht i ka nxjerrë anëtarët e komisionit jashtë madje edhe gjatë kohës kur kandidatët ishin në intervistë!

Gjithashtu, intervistat kanë filluar pa prezencë të monitoruesve të sindikatës së punës!”, u shpreh Haxhillari.

Ai, në emër të Lëvizjes vetëvendosje Qendra në Prizren, u bëri thirrje kandidatëve të parashtrojnë ankesa dhe të mos dorëzohen karshi këtij procesi të montuar, së bashku t’i shkojnë deri në fund këtyre parregullsive duke i përdorur të gjitha dispozitat ligjore.

Duke i bërë thirrje organeve të rendit që t’i fillojnë hetimet në mënyrë që të ndalohet ky degradim politik që po i bëhet institucioneve arsimore të Komunës së Prizrenit, Haxhillari, ftoi kryetarin Shaqir Totaj që ta anuloj këtë konkurs dhe të merr masa ndaj shefit të personelit i cili e ka vënë në lajthitje ku kryetari emëron kundërligjshëm Komisionin.

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit për Arsim, njëherësh edhe kuvendari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren, Faruk Tahiri ka thënë se Shaqir Totaj i cili për 4 vite sa ishte në opozitë, në vazhdimësi kishte kritikuar qeverisjen e kaluar për nepotizëm e politizim të Arsimit, kurse sot pas një viti qeverisje, Tahiri ka deklaruar se po e shohin se reagimet e atëhershme kanë qenë vetëm fjalë për të ardhur në pushtet e jo për ta ngritur cilësinë dhe profesionalizmin në Arsim.

“Edhe çka duhet të bëhet për ta thyer shpresën e rinisë në këtë vend?

Edhe çka duhet të bëhet për ta humbur durimin e shoqërisë sonë?

Jemi të vetëdijshëm që asnjë konkurs nuk do t’i plotësoj pritjet e konkurruesve sepse punësimi në krahasim me aplikimet është i kufizuar

Por pyetja ime është për Kryetarin Totaj, çka duhet të bëhet që në një konkurs të mbizotëroj meritokraci, kush humb me punësimin e më meritoreve.

A nuk kemi ndërmend të trashëgojmë ndonjë gjë me vlerë, apo jemi të vendosur ta shkatërrojmë të ardhmen tonë.”, u shpreh Tahiri.

Duke i bërë thirrje kryetarit Totaj për anulimin e konkursit, ka thënë se qeverisja e PDK-së në Prizren, për hir të pazareve të saj ka shkelur djersën e të rinjve të cilët pas përfundimit të shkollimit me të drejt presin të japin kontributin e tyre në shoqëri.

“Kryetar Totaj, anuloni konkursin edhe pse do të thirreni se nuk e keni shkelur ligjin, por me veprimin e fundit e keni degraduar edhe institucionin e Kuvendit, pazaret për mbështetje bëni me partnerë duke i emëruar drejtor të drejtorive të caktuar e jo duke e shkelur djersën e të rinjve të cilët pas përfundimit të shkollimit me të drejt presin të japin kontributin e tyre në shoqëri”, ka thënë Tahiri.

Në fund, duke iu drejtuar kryetarit Totaj, Tahiri ka deklaruar se:

“Nëse do të mburresh me profesionalizëm dhe efikasitetin e treguar për një vit sa jeni në krye të komunës andaj me keqardhje ju them se rahatimi i familjarëve dhe individëve me librezë partiake në pozita të ndryshme në Komunë është suksesi i juaj i vetëm deri më tash.”, u shpreh Tahiri.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Sorensen dhe Kurti diskutojnë për dialogun dhe kthimin e gjyqtarëve serbë në institucione

Kosova News 10/01/2023 10/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?