Policia e Kosovës (PK) njofton se një person është vetëplagosur me pistoletë dhe i njëjti është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën pas mesnatës në Peran të Podujevës.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor pasi që, ishte vetë plagosur me pistoletë. I dyshuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar; një pistoletë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.