KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes
Lajme

Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes

Kosova News
Kosova News 17:08 -17/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Mali i Zi është tashmë përfituesi i radhës i këstit të parë nga Plani i Rritjes së BE-së, duke e lënë vetëm Kosovën dhe Serbinë pa mjetet fillestare financiare nga paketa më ambicioze evropiane që synon dyfishimin e ekonomisë së Ballkanit Perëndimor në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.

Serbia ka përmbushur të gjitha procedurat teknike për disbursimin e fondeve, por në Bruksel ekziston një hezitim i qartë për të kaluar në veprim. Dërgimi i mjeteve financiare menjëherë pas vizitës së presidentit serb në Moskë mund të krijonte perceptimin se disbursimi i fondeve po interpretohej si shpërblim, meqë Brukseli kishte kërkuar qartë nga Aleksandër Vuçiq të mos e vizitonte kryeqytetin rus.

Kosova, ndërkaq, mbetet peng i një situate të zvarritur institucionale. Pa një parlament të konstituuar dhe pa një qeveri funksionale, nuk mund të nisin as procedurat bazë të ratifikimit të marrëveshjeve me BE-në – që është parakusht për disbursimin e fondeve.

Skenari ideal për shumëkënd në Bruksel do të ishte që mjetet financiare t’u dërgohen njëkohësisht Prishtinës dhe Beogradit. Megjithatë, duke marrë parasysh rrethanat lidhur me themelimin e institucioneve në Kosovë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka pak gjasa që Komisioni Evropian të ketë vullnetin të presë përmbushjen e kritereve në Prishtinë, në mënyrë që mjetet të disbursohen njëkohësisht.

Kjo sepse, edhe nëse institucionet kosovare formohen së shpejti, sipas njohësve të proceseve, do të duhen edhe dy deri në tre muaj për të përmbyllur procedurat e brendshme para pranimit të këstit të parë nga Komisioni Evropian. /RTK/

Gjithashtu lexoni:

Nexhmedin Spahiu te Marko Gjuriq, s’ka kohë për mediat e Kosovës

“Presidentja ime e preferuar!” – Osmani takim të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

IPK rekomandoi suspendimin e polices për incidentin në Ferizaj

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras paralajmëron risi në dialogun Kosovë-Serbi

Osmani takoi kancelarin Merz: Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë

Kosova News 17/05/2025 17/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Nexhmedin Spahiu te Marko Gjuriq, s’ka kohë për mediat e Kosovës
20:48 -17/05/2025
“Presidentja ime e preferuar!” – Osmani takim të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte
20:32 -17/05/2025
IPK rekomandoi suspendimin e polices për incidentin në Ferizaj
19:51 -17/05/2025
Arratisje spektakolare në New Orleans, të burgosurit duke ikur lënë mesazh: Ishte shumë i lehtë largimi
18:11 -17/05/2025
Raportuesi për Kosovën në PE, Terras paralajmëron risi në dialogun Kosovë-Serbi
18:01 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?