KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Veshall flet për KosovaNews pas propozimit për ministër: Sot rruga është e hapur për të gjithë
Politikë

Veshall flet për KosovaNews pas propozimit për ministër: Sot rruga është e hapur për të gjithë

Kosova News
Kosova News 13:36 -26/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sejnur Veshall nga Prizreni, që i përket komunitetit rom, ka reaguar pas seancës së Kuvendit të Kosovës, ku u propozuara kabineti i ri qeveritar i
nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili nuk mori votat e mjaftueshme për t’u miratuar.

Veshall u propozua për postin e Ministrit të Zhvillimit Rajonal, duke u bërë kështu romi i parë në historinë e Kosovës që propozohet për një pozitë ministrore.

Në një përgjigje të shkurtër për KosovaNews, Veshall deklaroi se përzgjedhja e tij si ministër, ka qenë e ditur që nga muaji Prill.

“Kjo ka qenë e ditur që nga muaji prill. Kryeministri Kurti e ka pasë në plan një gjë të tillë dhe sot më propozoj por ja që nuk u votua, tash shohim në të ardhmen” tha Veshall për KosovaNews.

Përveç kësaj, në një reagim në rrjetet sociale, ai e cilësoi këtë si një moment historik për gjithë shoqërinë kosovare:

“Për herë të parë në historinë e Kosovës, një rom u propozua për vendimmarrje, një moment historik, jo vetëm për komunitetin rom, por për gjithë shoqërinë tonë që beson në barazi dhe mundësi të drejta për secilin. Ky është një hap që tregon se barrierat mund të thyhen kur bashkohemi dhe besojmë në të njëjtin ideal.”

Veshall falënderoi kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe kryetarin Kinolli për besimin e dhënë, duke theksuar se ky propozim është një hap drejt përfaqësimit të barabartë:

“Pas fitores së prillit, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetari Kinolli më dhanë mundësinë që të jem pjesë e Qeverisë së Kosovës, një përgjegjësi dhe nder i madh. Me mirënjohje të thellë për besimin e dhënë, ky moment shënon fillimin e një rruge të re, ku zëri i secilit qytetar, pa dallim, mund të dëgjohet dhe do të dëgjohet.”

Në fund të reagimit, Veshall u shpreh mirënjohës ndaj atyre që e kanë mbështetur:

“Ju faleminderit që ishit me mua në këtë rrugëtim, që më mbështetët dhe besuat në mua.”

Reagimi i Plotë:

Sot rruga është e hapur për të gjithë

Për herë të parë në historinë e Kosovës, një rom u propozua për vendimmarrje, një moment historik, jo vetëm për komunitetin rom, por për gjithë shoqërinë tonë që beson në barazi dhe mundësi të drejta për secilin. Ky është një hap që tregon se barrierat mund të thyhen kur bashkohemi dhe besojmë në të njëjtin ideal.

Pas fitores së prillit, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetari Kinolli më dhanë mundësinë që të jem pjesë e Qeverisë së Kosovës, një përgjegjësi dhe nder i madh. Me mirënjohje të thellë për besimin e dhënë, ky moment shënon fillimin e një rruge të re, ku zëri i secilit qytetar, pa dallim, mund të dëgjohet dhe do të dëgjohet.

Ju faleminderit që ishit me mua në këtë rrugëtim, që më mbështetët dhe besuat në mua.

I juaji,
Sejnuri ❤️

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Kosova News 26/10/2025 26/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur
19:44 -22/07/2026
Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog
19:25 -22/07/2026
Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi
18:19 -22/07/2026
Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?