KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Veseli në Speciale: Gjykimi të jetë i drejtë dhe në kohë të arsyeshme
Lajme

Veseli në Speciale: Gjykimi të jetë i drejtë dhe në kohë të arsyeshme

KosovaNewss
KosovaNewss 18:50 -27/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq në konferencën e së hënës para trupit gjykues në Hagë ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, jo që nuk do të mund ta përfundojë çështjen e saj në prill të 2025, por as afër kësaj periudhe.

“ZPS bëri parashtrime më 21 maj sa i takon thjeshtësimit të provave të veta dhe kjo ka qenë në vijim të zotimeve të veta që ka pasur mbi ecurinë e çështjes në mars. Vërejmë që ZPS kanë propozuar disa reduktime dhe kanë reduktuar me 40 orë totalin e orëve që kanë kërkuar fillimisht. Megjithatë, ne mendojmë se është e drejta e të akuzuarve që të kenë të një proces të drejtë dhe të përshpejtuar. Me këtë parashikim që kanë dhënë ata, nuk ka të ngjarë të përfundojë në prill të 2025 dhe as afër të asaj periudhe”, ka deklaruar Luka Mistiq avokat mbrojtës i Hashim Thaçit.

Për ecurinë e procesit të stërzgjatur në këtë gjykatë, përplasje pati në seancë mes avokatit të Kadri Veselit Ben Emmerson dhe kryegjyqtarit Charles Smith.

Në këtë seancë ka folur edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili po gjykohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Veseli kërkoi që procesi në këtë gjykatë të jetë, transaparent, i drejtë dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Çështja e parë ka të bëjë me kohëzgjatjen e këtij procesi, që nga dita e parë kur jemi futur në këtë sallë, Prokuroria ka kërkuar në mënyrë transparente 545 orë. Prej ditës së parë, faktikisht, secili e kemi ditur se 545 orë me procesin që do ta zhvillojmë në këtë sallë, do të kalonin 3 vjet ose 4 vjet, edhe nëse fare asnjë pyetje nuk do të bënte as mbrojtja e as ju si trup gjykues. Nuk dua të paragjykoj, por dua të them se, besoj është në interes të publikut, jo vetëm tonin, që dikush duhet të merr përgjegjësinë e vendimmarrjes, që ky proces para popullit të Kosovës të jetë jo vetëm fer, jo vetëm transparent, jo vetëm të respektojë procedurat e Kushtetutën e Kosovës, por edhe të ruajë dhe garantojë një gjykim të drejtë dhe në kohë të arsyeshme”, ka deklaruar Kadri Veseli.

 Veseli poashtu kërkoi të mos cenohet besimi i qytetarëve të Kosovës në drejtësinë ndërkombëtare derisa bëri edhe komentet e tij lidhur me përplasjet në mes të kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith dhe avokatit Ben Emmerson.

“Unë si njëri nga të akuzuarit, i nderuuar, frikësohem se nëse nuk respektohen këto parime, nuk ka të bëjë me fatin tonë individual, por me një mesazh që do ta dërgojmë te populli i Kosovës i cili e ka krijuar, me vetëdije të plotë, por edhe me besim këtë gjykatë, tek ju si partner tanë ndërkombëtarë, dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të cenohet besimi që ka shtetin ligjor dhe drejtësinë ndërkombëtare. Është edhe një çështjet tjetër që ka të bëjë me mua si të akuzuar dhe me avokatin tim: i nderuar trupi gjykues, po e shoh një komunikim që nuk është normal e joprofesional. Nuk po paragjykoj, por si i akuzuar kam drej të jap mesazh: nuk do të doja që në gjera që janë jashtë realitetit tim të ndikohet e pararagjykohet, sepse ka një mospërmbajtje në adresimet e avokatit tim”, theksoi tutje Veseli.

Avokati Mishetiq këtë konferencë e kërkoi pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar më 25 maj ka njoftuar se ka bërë reduktimin e disa dëshmitarëve në listën e tyre të provave.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Sveçla: Lufta ndaj narkotikëve mbetet e pakompromis, në funksion të garantimit të sigurisë publike

Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim i rëndë

KosovaNewss 27/05/2024 27/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve
11:44 -19/06/2026
Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata
11:28 -19/06/2026
Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare
11:18 -19/06/2026
Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve
11:02 -19/06/2026
I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje
10:38 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?