KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vërshimet – IKShPK jep rekomandimet e fundit për përdorimin e ujit për pije
Shëndetësi

Vërshimet – IKShPK jep rekomandimet e fundit për përdorimin e ujit për pije

Kosova News
Kosova News 12:55 -22/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka dhënë rekomandime në lidhje me përdorimin e ujit, pas vërshimeve të fundit që kanë kapluar vendin.

Instituti në njoftim ka thënë se si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështirësuar dukshëm.

Tutje, ky institut ka bërë me dije se Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.

Njoftimit i plotë nga IKSHPK:

QYTETARË TË NDERUAR, VLONI UJIN!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.

Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.

Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve.

Duke pasur parasysh se janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime, si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat me të dhënat e përditësuara (22 Janar 2023):

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: Fabrika në Shkabaj mbetet jashtë funksionit.

Për shkak që ITU Shkabaj është jashtë funksionit, Fushë Kosova, Obiliqi, Zona Industriale dhe lagjja Kalabria, do të kenë reduktime të furnizimit me ujë.

Reduktime të ujit do të ketë edhe në disa zona të Prishtinës.

Rekomadohet që uji para përdorimit të vlohet.

Fabrika në Drenas ka startuar mbrëmë me trajtimin e ujit me kapacitet të zvogëluar.

Pikat e larta në Drenas që nuk janë furnizuar me ujë, furnizohen nga autoboti.

Rekomadohet që uji para përdorimit të vlohet.

Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërê zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë kanë startuar trajtimin e ujit.

Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike janë brenda standardeve, klori rezidual është në vlerat 0.1 deri 0.3mg /L.

Rekomadohet që uji para përdorimit të vlohet.

Për shkak të vërshimeve uji i puseve nuk është i sigurt dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit.

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini i Bardhë –Radavc dhe burimi Shkozë, Junik.

Turbullira vazhdon me qenë prezente në burimet Burimi Drini i Bardhe-Radavc dhe burimi Shkozë-Junik.

Ndërsa për shkak të vërshimeve dhe prurjeve në burime, është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi Jarinë – Klinë dhe tani furnizimi bëhet vetëm nga fabrika e ujit në Klinë.

Burimi i Istogut paraqitet akoma me turbullirë, nuk rekomandohet për pije dhe dhe para përdorimit duhet të vlohet.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP – Pejë janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan, Gërqinë dhe Rekë.

Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë, të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

Në zonat e furnizimit nga burimet në Demjan, Gërqinë dhe Rekë ende ka turbullirë dhe uji nuk rekomandohet për pije dhe dhe para përdorimit duhet të vlohet.

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik.

Te gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë dje dhe sot në Ferizaj dhe Kaçanik janë brenda standardeve për ujin e pijes.

Uji në rrjetet shpërndarëse është normalizuar dhe është brenda standardeve të parapara për ujë të pijshëm.

IKSHPK/Qendra e ujit rekomandon dhe apelon qytetarët që:

Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

Kjo procedure e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

IKSHPK / Qendra e Ujit rekomandon të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) me qëllim të stabilizimit të furnizimit:

  • Përcjellja e vlerave të turbullirës dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit
  • Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit
  • Mbrojtje të stabilimenteve dhe të burimeve
  • Sanimin e gjendjes aktuale në rast të defekteve teknike
  • Riparimi dhe debllokimi i pusetave
  • Sanimi i dëmtimeve ne rrjetin shpërndarës

Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës.

Ekipet e Institutit Kombëtar janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situates epidemiologjike do të informoheni në kohë reale.

Gjithashtu lexoni:

Mbahet ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian të Esports i cili po organizohet në Kosovë

Rreth 700 ankesa të qytetarëve ndaj policisë gjatë vitit 2024 për keqtrajtime e vepra të tjera

Gjykata cakton një muaj paraburgim për pesë policët në rastin e Agon Zejnullahut

PDK-ja zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit

Lajm historik: Banka Botërore e heq Kosovën nga lista e vendeve në situatë konflikti – Murati: Fitore për stabilitetin tonë

Kosova News 22/01/2023 22/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Izmaku: Me votën e Nismës konstituohet Kuvendi, pres marrëveshje për Limajn kryetar
23:10 -09/07/2025
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut
23:02 -09/07/2025
Haradinaj: Jam për një qeveri me kryeministër Hamzësn apo Abdixhikun, por jo Kurtin
22:32 -09/07/2025
Kurti: Kosova pati fatin ta kishte Arnhild Spencen partnere të ngushtë të Qeverisë
21:53 -09/07/2025
Eurodeputeti Mandl: Kosova meriton një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme
21:49 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?