Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se uji në rrjetet shpërndarëse nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë dhe nuk rekomandohet të pihet.
IKSHPK rekomandon që konsumatorët që shfrytëzojnë këto rrjete shpërndarëse të ujit nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës para përdorimit ta vlojnë si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse.
Lexoni të plotë njoftimin e IKSHPK për të gjitha kompanitë rajonale të ujësjellësit:
KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: fabrika në Shkabaj dhe fabrika në Drenas.
Turbullira e shtuar në Kanalin Ibër Lepenc e ka vështërsu procesin e trajtimit te ujit në FPU Shkabaj dhe në FPU Drenas. Këto dy fabrika janë jashtë funksionit për shkak të pamundësisë të proceseve teknologjike të përpunimit te ujit. Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restrikcione në tërê zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.
Të gjitha mostrat e testuara në laboratoret e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.
KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: fabrika në Shipolit- Mitrovicë dhe fabrika në Balice- Vushtrrisë
Nga dje datë 19.01.2023 FPU Balicë/Vushtri dhe FPU ne Shipol/Mitrovicë ka ndërpre furnizimin në Mitrovicë dhe Skenderajit për shkak të rritjes së turbullirës në ujin e pa përpunuar.
Pritet në orët e pasdites të startojë trajtimi me kapacitet të zvogluar.
Në mostrat e grumbulluara deri dje, analiza laboratorike fiziko-kimike rezultojnë me vlerë të ngritur të turbullirës e cila i tejkalon vlerat standarde të lejuara. Nga rezultatet preliminare tē mostrave bakteriologjike të ditës së djeshme, janë në rimbjellje dhe rezultatet përfundimtare që do të përfundojnë nesër.
KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini I Bardhe –Radavc dhe burimi Shkoze-Junik
Turbullira vazhdon me qenë prezente në burimet Burimi Drini i Bardhe-Radavc dhe burimi Shkoze-Junik.
Ndërsa për shkak të vershimeve dhe prurjeve në burime, është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi Jarine-Klinë dhe tani furnizimi bëhet vetëm nga fabrika e ujit në Klinë. Gjithashtu eshte nderprere furnizimi me ujë nga burimi i ujit drenazhet sistemi CDF-Deçan.
Të gjitha mostrat e testuara në laboratoret e QRSHP-Pejë janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.
KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan dhe Gërqinë.
Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë, të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeeve të parapara për ujin e pijshëm.
Në zonat e furnizimit nga burimet në Demjan dhe Gërqinë uji nuk është për pije për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës
KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kacanik
Te gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë dje dhe sot në Ferizaj dhe Kaçanik janë brenda standardeve për ujin e pijes
Uji në rrjetet shpërndarëse nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë dhe nuk rekomandohet të pihet.
Rekomandohen konsumatorët që uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse
Ekipet tona në teren vazhdojnë me monitorim të rregullt.