KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Veriu i qetë, vendimi i Qeverisë për targat, faza e parë nis më 1 nëntor
Siguri

Veriu i qetë, vendimi i Qeverisë për targat, faza e parë nis më 1 nëntor

Kosova News
Kosova News 17:48 -30/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza. Plani parasheh që faza e parë të nis këtë të martë, pra më 1 nëntor 2022 dhe parashihet që deri në fund të fazës së tretë që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës.

Dy ditë para se të nis zbatimi i “masave qortuese”, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, situata në veriun e Mitrovicë është e qetë.

Qytetarët serb në përgjithësi po e kundërshtojnë ndërrimin e targave nga ato KM në RKS, derisa autoritetet e Kosovës janë të vendosura për të filluar zbatimin e vendimeve. 

Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë rajonale në veriun e vendit, ka thënë për RTK-në të dielën se situata përgjithësisht është stabile.

- Reklamë -

Ndërkaq udhëheqësja e Qendrës për regjistrimin e automjeteve në Mitrovicë të Veriut, Ardita Ademi ka thënë se të hënën do të marrin informacionet e sakta për mënyrën se si do të veprohet nga 1 nëntori kur hyn në fuqi zbatimi i masës qortuese.

Qeveria e Kosovës ka shkallëzuar vendimin për targat. Duke  filluar nga 1 nëntor, deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pastaj nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë më targa ilegale në qarkullim.

Ndryshe, mbrëmë Bashkimi Evropian nëpërmjet një komunikate për medie, shprehu zhgënjimin pasi Qeveria e Kosovës nuk dëgjoi këshillat e bllokut dhe të Shteteve të Bashkuara për zgjatjen e afatit për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia me ato të Kosovës, për 10 muaj.

Në reagimin e BE-së thuhet se Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht targat e vjetra “por procesi duhet të zhvillohet në mënyrën e dakorduar në dialog dhe të zbatohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsultative”.

Pavarësisht kritikave që kanë ardhur dje dhe sot nga politikanë vendorë e ndërkombëtarë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar të ligjshëm vendimin për targat ilegale në veri.

Ai thotë se vendimi është në përputhje të plotë me Marrëveshjen e Brukselit dhe në harmoni me qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare për rend e ligj.

“Qeveria miratoi zbatimin gradual të politikës për targat ilegale të shpallura në qershor, për të cilën partnerët tanë ndërkombëtarë konfirmojnë se është plotësisht në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Vendimi i zbatimit garanton sundimin e ligjit nga njëra anë, dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, edhe zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara, krahas partnerëve ndërkombëtarë, kanë kërkuar që të zgjatet periudhën e zbatimit të regjimit të ri të targave për 10 muaj.

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje

Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Kosova News 30/10/2022 30/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Hargreaves: Kosova duhet t’i bindë aleatët se është gati për NATO-n dhe BE-në
17:51 -06/06/2026
Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde
16:44 -06/06/2026
Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet
16:02 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?