Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që gjatë kësaj jave të mbahen tri seanca plenare.
Kështu ka bërë të ditur deputeti i nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja pas mbajtjes së mbledhjes.
“Kemi dakordim që të enjten të mbahen dy seanca dhe të premten një seancë për pyetje parlamentare. Të enjten në seancën e dytë do të votohen marrëveshjet ndërkombëtare”, ka theksuar Muja.
Kurse shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se ne seancën e radhës do të diskutohet për projektligjin për Fondin Sovran.
Ai ka thënë se PDK është kundër këtij projektligji. Sipas tij, ky fond do të jetë një strukturë burokratike.
Tahiri ka deklaruar se nëse kalon në lexim të dytë ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
“Jemi të bindur që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzoj. Ky ligj do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën”, ka thënë Tahiri.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mos mbështetje të veteranëve të luftës, invalidëve e familjarëve të dëshmorëve.
Ai ka thënë se edhe AAK do të votoj kundër Projektligjit Fondit Sovran dhe se nëse ai kalon do të adresohen në organet Kushtetuese.
“Është kërkesë e AAK që në buxhetin e ri që vjen këto kategori të trajtohen me respekt, me financim, pensione e paga. Kjo liri e cila festohet sot, kjo date e cila do të festosh nëse është falë ushtrisë së Kosovës dhe veteranëve të saj”, tha ai.

