Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë vendosur në disa objekte publike të Zubin Potokut fotografi me mbishkrime në gjuhën serbe.
Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.
“Zubin Potok / 04.02.2024 – 00:00-08:15. Gjatë patrullimit njësitë policore në qytet në Zubin Potok nëpër mure të objekteve, xhama të lokaleve dhe shtylla të rrjetit të energjisë elektrike kanë pa të vendosura nga persona të panjohur postere me fotografi me mbishkrim në gjuhën serbe. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të policisë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.


