KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vendos gjykata: Dënohet personi që kontrabandoi një lopë nga Serbia
Siguri

Vendos gjykata: Dënohet personi që kontrabandoi një lopë nga Serbia

Kosova News
Kosova News 14:36 -23/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

I akuzuari L.S është dënuar me 100 euro gjobë me kusht, pasi e ka pranuar se në prill të 2022-ës, ka kontrabanduar një lopë pa dokumentacion përcjellës përmes rrugëve ilegale nga Serbia, duke i shkaktuar dëm 28 euro e 8 centë buxhetit të Kosovës.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit L.S, është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Viti, nga gjykatësja Drane Simani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja bëri të ditur se në periudhën e verifikimit prej një viti, i akuzuari nuk duhet të kryejë vepër tjetër penale.

Krahas kësaj, S. është i obliguar edhe me shpenzimet procedurale dhe atë me 20 euro për paushallin gjyqësor.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjilan thuhet se më 28 prill 2022, rreth orës 23:20, në fshatin Radivojc, Komuna e Vitisë, Njësia e Task Forcës – Policia Kufitare – Lindja Kaçanik, ka ndalur për kontroll automjetin – kamionin, të markës “Iveco”, të cilin e drejtonte i pandehuri L.S, dhe gjatë kontrollimit, i pandehuri në automjet kishte të ngarkuar një gjedhe të gjallë -lopë, me numër të pasaportit të gjedhit në emër të T.K, për të cilin nuk dihet origjina, e i cili mall në territorin e Republikës së Kosovës është futur rrugëve ilegale, nga Republika e Serbisë.

Në këtë mënyrë, thuhet se i pandehuri me veprimet e tij, për t’iu shmangur kontrollit doganor, ka bërë bartjen e mallit përmes rrugëve ilegale – malore, e që shmangia e detyrimeve doganore, sipas vlerësimit të doganës, është 28 euro e 8 centë.

Për këtë, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 311, paragrafi 2 të Kodit Penal.

Gjithashtu lexoni:

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

TAGGED: Kontrabandë
Kosova News 23/09/2022 23/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?