Prishtinë – Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, , ka nënshkruar një vendim urgjent që synon vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në sektorin e gurëthyesve në Kosovë, pas viteve të dëmtimeve të konsiderueshme të mjedisit nga shfrytëzimi i pakontrolluar.
Sipas njoftimit, për një periudhë të gjatë, malet dhe peizazhet e vendit janë degraduar si pasojë e aktiviteteve të gurëthyesve që shpesh kanë operuar përtej kushteve të lejeve apo jashtë kontrollit institucional.
Vendimi i ri obligon të gjithë operatorët e gurëthyesve që t’i nënshtrohen menjëherë një procesi të plotë verifikimi, i cili përfshin pajtueshmërinë ligjore, teknike dhe mjedisore.
Ministria ka caktuar një afat prej 15 ditësh për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar nga ana e operatorëve. Ky afat është cilësuar si i panegociueshëm, ndërsa në rast të mosrespektimit, operatorët rrezikojnë humbjen e të drejtës për shqyrtim administrativ dhe përballje me inspektime të jashtëzakonshme në terren.
Autoritetet kanë theksuar se ky hap përbën një përpjekje konkrete për të ndalur degradimin mjedisor dhe për të vendosur standarde më të rrepta në këtë sektor.
Ky vendim vjen në kuadër të përpjekjeve për të rritur kontrollin institucional dhe për të siguruar zbatim më rigoroz të legjislacionit në mbrojtje të mjedisit në Kosovë.
Postimi i Plotë:
Ministrja Pacolli nxjerr vendim për të vendosur rregull dhe ligjshmëri për gurëthyesit në Kosovë
Për vite me radhë, malet dhe peizazhet e Kosovës janë dëmtuar nga shfrytëzimi shpeshherë i pakontrolluar dhe përtej lejeve nga veprimtaria e gurëthyesve.
Për këtë arsye ministrja Fitore Pacolli ka ndërmarrë veprime konkrete duke nënshkruar sot një vendim urgjent dhe të pakompromis për vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në këtë sektor.
Vendimi obligon të gjithë operatorët e gurëthyesve që, në mënyrë të menjëhershme, t’i nënshtrohen procesit të verifikimit të plotë të pajtueshmërisë ligjore, teknike dhe mjedisore.
Operatorët obligohen që brenda 15 ditëve t’i përgjigjen kërkesës së Ministrisë. Ky afat është i padiskutueshëm dhe mosdorëzimi i dokumentacionit brenda tij rezulton me humbjen e të drejtës për shqyrtim administrativ, si dhe aktivizimin e menjëhershëm të inspektimit të jashtëzakonshëm në terren.
Atdhetjetërnukkemi



