NBA dhe NBPA kanë nënshkruar një marrëveshje të re kolektive 7-vjeçare.
Ndër ato që u ranë dakord është heqja e marijuhanës nga lista e substancave të ndaluara në ligë. Pra, lojtarët do të mund të pinë marijuhanë lirisht dhe nuk do të penalizohen nëse zbulohet në gjakun e tyre kur të testohen.
Gjatë pandemisë, përdorimi i marijuhanës nga lojtarët e NBA u rrit shumë. Basketbollistët kanë bërë thirrje për lejimin e kësaj substance, dhe tashmë po festojnë.
Shumë yje të NBA si Sean Kemp dhe Al Harrington kanë deklaruar se kjo substancë ka veti shëruese. Përveç kësaj, u vendos që të kishte një turne në mes të sezonit, ndërsa u ra dakord që në mënyrë që një atlet të pretendonte një çmim individual, ai do të duhej të kishte mbi 65 ndeshje në një sezon të rregullt.