KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vendi evropian që asgjësoi 750.000 pula për shkak të gripit të shpezëve
EkonomiShëndetësi

Vendi evropian që asgjësoi 750.000 pula për shkak të gripit të shpezëve

Kosova News
Kosova News 15:57 -04/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një fermë në Republikën Çeke ka urdhëruar asgjësimin e 750.000 pulave – 15 për qind të totalit të pulave në gjithë shtetin – teksa Evropa po tenton që të frenojë shpërthimin më të madh të gripit të shpezëve ndonjëherë, thanë autoritetet më 4 janar.

Ferma e pulave, që ka urdhëruar asgjësimin e shpezëve, gjendet në fshatin Brod nat Tichou, dhe është një prej fermave më të mëdha në Republikën Çeke.

Javëve të fundit, disa ferma çeke, po ashtu, janë prekur nga virusi që është duke bërë kërdi në fermat në mbarë Bashkimin Evropian.

“Situata është shumë serioze. Dhjetë raste të shpërthimeve të reja janë regjistruar në dhjetor në Çeki dhe situata është duke u rënduar”, tha përmes një deklarate Administrata Shtetërore e Veterinarisë, SVS.

SVS-ja gjatë këtij viti ka regjistruar katër raste të shpërthimeve të reja dhe çmimi i vezëve është rritur për shkak të asgjësimit të shpezëve në Brod and Tichou.

Muajin e kaluar, fermerët çekë u urdhëruan që t’i mbajnë shpezët e tyre në ambiente të mbyllura me qëllim të parandalimit të virusit mjaft të transmetueshëm H5N1, që mund të transmetohet edhe te njerëzit.

Autoritetet shëndetësore evropiane muajin e kaluar paralajmëruar se kontinenti po përballet me shpërthimin “më të rëndë” të këtij virusi, teksa janë vrarë miliona shpezë.

Afër 2.500 raste shpërthimesh të gripit janë regjistruar në ferma në 37 shtete evropiane që nga tetori i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022 dhe si rezultat i shpërthimeve janë asgjësuar rreth 50 milionë shpezë.

Autoritetet shëndetësore po e studiojnë mundësinë që të përdorin vaksina për të parandaluar përhapjen e virusit.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka thënë se rreziku që njerëzit të infektohen është i ulët dhe rreziku është “i ulët deri mesatar” për personat që punojnë me shpezë dhe në pulari.

Gjithashtu lexoni:

Thirrje urgjente për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës

KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi

KEK-u njofton lidhjen e mbi 360 kontratave për furnizim me energji

‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Kosova News 04/01/2023 04/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi
16:27 -20/06/2025
DHTIK: Hiqet përkohësisht bllokada për regjistrimin e automjeteve
15:55 -20/06/2025
Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, force dhe shprese
15:32 -20/06/2025
Thirrje urgjente për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës
15:13 -20/06/2025
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale
14:56 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?