KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vendet e BE-së pajtohen që Lajçakut t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj
Rajon

Vendet e BE-së pajtohen që Lajçakut t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj

Kosova News
Kosova News 14:15 -20/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Vendet e Bashkimit Evropian do të pranojnë që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj.

Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet diplomatike në Bruksel se në takimet e përfaqësuesve të vendeve anëtare asnjë shtet nuk e ka kundërshtuar vazhdimin e mandatit të Lajçakut. Tash mbetet të kryhet vetëm pjesa formale. Kështu, ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, pritet t’i vazhdohet mandati deri më 1 prill të vitit 2024.

Ai kishte nisur mandatin fillimisht njëvjeçar në prill të vitit 2020. Pastaj i ishte vazhduar mandati edhe pas 1 prillit 2021, për 18 muaj. Vazhdimi i ri prej 18 muajve shtesë, i cili pritet të konfirmohet edhe formalisht këto ditë në Bruksel, do të bëjë që Lajçaku të jetë në këtë post gjithsej katër vjet.

Ndonëse nga disa shtete të BE-së është shprehur pakënaqësi për shkak se në vitet e fundit nuk ka pasur progres konkret në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, asnjë shtet nuk e ka kundërshtuar vazhdimin e mandatit të Miroslav Lajçakut dhe ekipit të tij.

Bashkimi Evropian pritet që këtë javë, nga niveli më i lartë, nga takimi i Këshillit Evropian më 23 dhe 24 qershor, të përsërisë thirrjen se është urgjente arritja e progresit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve mes tyre.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë.

Për të martën në Bruksel është planifikuar të zhvillohen takime të reja në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut, në të cilat BE pret dhe dakordim konkret për zbatimin e marrëveshjes për energji e mundësisht edhe nënshkrimin e një deklarate për të pagjeturit.

Për takime janë ftuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq.

Sa i përket marrëveshjes për energji, diplomatët thonë se fjala është për të njëjtën marrëveshje që ishte arritur në vitin 2013, ishte konfirmuar në vitin 2015 ndërsa tash palët vetëm do të pajtohen për planin e zbatimit të saj. Bashkimi Evropian pritet të ketë rolin e lehtësuesit edhe për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Mirëpo, ende nuk ka konfirmim formal për këto takime pasi ekziston mundësia që delegacionet të mos kenë mundësi të vijnë në Bruksel me kohë për shkak të grevës së përgjithshme që është duke u zhvilluar në Belgjikë. Për këtë arsye janë anuluar për të hënën pothuajse të gjitha fluturimet nga aeroporti i Brukselit.

Gjithsesi në BE shpresojnë se gjatë kësaj jave do të ketë takime në kuadër të dialogut me rezultate konkrete. /REL/

Gjithashtu lexoni:

Shpërthen një tjetër vatër e murtajës së bagëtive në Shqipëri, 13 krerë të ngordhur

Vuçiq shkon në Ukrainë, por refuzon ta nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Shqipëria avancon në procesin e anëtarësimit në BE

Kosova ndalon importin e deleve e dhive nga Shqipëria

Kishte shkuar për pushime me bashkëshortin, mbytet 41-vjeçarja shqiptare në Tajlandë

TAGGED: BE, Lajçak, mandati
Kosova News 20/06/2022 20/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Lufta e 3-të që s’është shpallur, por ka nisur!
02:34 -14/06/2025
Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, po ju hapim rrugën edhe juve drejt lirisë
23:18 -13/06/2025
Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime
22:35 -13/06/2025
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trumpi bisedon me Netanyahun dhe princin arab
22:29 -13/06/2025
Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas kontratë dyvjeçare
21:28 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?