Shef i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela e ka ndarë një pamje nga protestat në Serbi kundër presidentit të atjeshëm, Aleksandër Vuçiq.
Vela i quajti këto protesta të denja dhe paqësore, dhe jo si ato të Vuçiqit, për të cilat ky i fundit është akuzuar se me bandat kriminale po i organizon në veri të Kosovës.
“Më vijnë ndjesi të Maidanit nga Beogradi”, ka shkruar Vela në Tëitter.
“Kështu duket protesta në Serbi kur ato nuk organizohen nga Vuçiqi dhe makineria e tij e PPS-së. Paqësore dhe të denja. Një Serbi që është vërtet demokratike dhe e integruar në BE është garanci për paqe dhe stabilitet në rajon”, ka thënë mes tjerash Vela, në postimin e tij thumbues për Serbinë.
Getting some Maidan vibes from Belgrade ⬇️
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) June 4, 2023
This is how protests look in Serbia when they are not organized by Vučić and his violent SNS machinery. Peaceful and decent.
A Serbia that is truly democratic and integrated in the EU is a guarantee for peace & stability in the region. https://t.co/r5bq3sYfLX
Gjatë së shtunës është mbajtur protesta e pestë radhazi që nga fillimi i majit në kryeqytetin e Serbisë në Beograd. Protestat “Serbia kundër dhunës” kanë filluar si pasojë e dy masakrave që ndodhën, njëra shkollë në Beograd tjera në një fshat në rrethinë të Beogradit ku mbetën 18 persona të vrarë.
Për këto protesta ka shkruar e prestigjiozja amerikane “New York Times”, ku në një artikull i ka cilësuar këto protesta si më të mëdha në rrugët e kryeqytet serb që nga përmbysja e 5 tetorit të vitit 2000, kur u përmbys qeveria e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.