Shefi i stafit në Kabinetin e Presidencës së Kosovës, Blerim Vela, ka deklaruar se kryetarët e komunave me shumicë serbe, të cilët dhanë dorëheqje, i kanë tradhtuar qytetarët e tyre.
Përmes një postimi në Twitter, Vela theksoi se strukturat ilegale serbe në Kosovë, kurrë nuk kanë qenë e as nuk do të jenë përfaqësues legalë dhe legjitimë të serbëve.
”Vetëm zgjedhjet dhe ligjet sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës prodhojnë përfaqësim ligjor dhe legjitim”, ka shkruar Vela