KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vedat Muriqi: Kemi shumë vjet që po luajmë me Edonin e Milotin, jemi në topformë
Sport

Vedat Muriqi: Kemi shumë vjet që po luajmë me Edonin e Milotin, jemi në topformë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:17 -05/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Si Franco Foda edhe Vedat Muriqi ka thënë se e njeh shumë mirë lojën që bën trajner i Rumanisë para ndeshjes së Kosovë në Ligën e Kombeve.

Dardanët janë nikoqir të rumunëve në ndeshjen që nisë të premten (6 shtator) në ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

“Siç e dini jemi në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme. Pas shumë kohësh kthehemi në ‘Fadil Vokrri’. Jemi shumë optimistë. Jemi përgatitur maksimalisht për lojën. E njohim edhe nga ndeshjet e kaluara. Shpresojmë t’i fitojmë tri pikë, dhe ta nisim mbarë”, ka thënë Muriqi.

“Ne kemi biseduar ‘besojmë në hakmarrje’, por brenda në fushë. Nuk duhet të kthehemi njëjtë siç na bënë ata në Rumani. Ne lojtarët duam të jemi brenda fushës, dhe duhet të fitojmë për të qenë goditje e madhe për ta”.

“Besoj se ndeshja do të jetë e rëndësishme për të dyja ekipet. Rumania dhe Kosova janë favorit për ta zënë vendin e parë. Nëse e nisim mbarë me fitore, do të bëjmë hap të madh dhe të rëndësishëm për të përfunduar si lider”.

“E vlerësojmë shumë si kundërshtare sepse herën e kaluar të them të vërtetën unë personalisht nuk e kam parë Rumaninë që janë shumë para nesh. Brenda fushës në lojë e kanë merituar të kualifikohen në Evropian. Kualifikimi në Evropian është shumë i rëndësishëm. Kanë lojtarë të rëndësishëm. Do të mundohen të na nxjerrin probleme. E dimë kundërshtarin, me gjithë respektin, nesër do ta japim maksimumin për t’i lënë ata pa pikë”.

“E njoh Lucescun nga Galatasaray dhe Beshiktash. Ai është shumë i njohur. Është trajner shumë i mirë. Kam respekt të madh për të. E njoh edhe në aspektin taktik.  Nesër e ka ndeshjen debutuese pas një kohe të gjatë. Ai i kushton rëndësi pjesës taktike. Nesër do të jetë më e rëndësishme pjesa mentale. I uroj suksese. Do të jetë ndeshje e vështirë për të dyja ekipet. Do të mundohemi të japim më të mirën për të marrë pikët e plota”.

“Ankesën që e ka bërë FFK-ja e vlerësoj shumë sepse ka qenë ankesë me vend. Loja në Rumani është ndërprerë për gati një orë. Unë jam futbollist profesionist pavarësisht si është politika dhe si i kanë lidhje mes vete shtetet. Unë jam futbollist dhe futbolli duhet të na bashkojë, jo të na largojë. Ne si sportistë dhe sportdashës duhet të mbetemi brenda fushës. Ta shfrytëzojmë lojën maksimalisht, me gola e lojë. Edhe tifozët dhe futbollistët lidhjet politike nuk duhet të na interesojnë. Futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit. Ankesën e vlerësoj dhe ka qenë ankesë me vend”.

“Besoj që prej se jemi krijuar si Kombëtare është konkurrenca shumë e madhe në sulm, sidomos për ne që luajmë si sulmues. Nuk ndihem i rrezikuar, po ndihem mirë dhe i qetë. Po shoh që lojtarët e qetë, po e zë veten si ‘plak’ sepse ata janë djem 20-21-vjeçar. Po vijnë lojtarë të rinj, si Rrahmani, Asllani e Bytyqi. Nuk ka rëndësi nuk luan, edhe nëse nuk luajë unë, mund të luajnë të rinjtë. Po zhvillohemi dhe po rritemi bashkë”.

“Kemi shumë vite që po luajmë me Edonin e Milotin. Jemi në top-formë, siç kemi qenë para dy-tre vjetësh. Kemi potencial të mirë dhe jemi përgatitur maksimalisht. Nesër shpresoj në fitore sepse është futboll, nuk i dihet. Një gjë e kemi të sigurt. Ne do të japim maksimumin, Edoni apo Vedati, pavarësisht emrave. Nesër do të shohin të gjithë lojë kolektive. Me trajnerin jemi në kontakt. E ka kaluar atë fazën e njoftimit me lojtarët. Tashmë jemi në një fazë që dështimet ka mundësi që na dëmtojnë më tepër, por do të mundohemi të mos kemi dështime. Duam të marrim fitoren e parë sepse është shumë e rëndësishme”.

“Me Albionin, Fisnikun. Kam luajtur me dy sulmues edhe në ekip. Dhe nuk do ta kisha problem të luajmë me dy sulmues. Nuk do ta ketë askush asnjë problem, pavarësisht a luajmë me një apo dy sulmues”, ka potencuar më tej Muriqi.

Gjithashtu lexoni:

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt

Spanja zhgënjen në ndeshjen e parë, Cape Verde siguron pikën e parë historike

Spanja dhe Belgjika nisin aventurën në Botëror, vëmendja te yjet e mëdhenj

Vdes futbollisti 24 vjeçar nga Gjakova

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos

KosovaNewss 05/09/2024 05/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?