KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vedat Muriqi e dërgon Fenerbahcen në Ligën e Kampionëve
Sport

Vedat Muriqi e dërgon Fenerbahcen në Ligën e Kampionëve

Kosova News
Kosova News 23:05 -26/08/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Fenerbahçe ka siguruar kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, pasi fitoi 2-1 në udhëtim ndaj Lyonit dhe, falë kësaj, kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Një meritë të veçantë në këtë sukses pati edhe Vedat Muriqi, i cili e zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t.

Sulmuesi kosovar reagoi shpejt pas një topi të kthyer në zonë dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

Fenerbahçe e dyfishoi epërsinë vetëm katër minuta më vonë. Mason Greenwood ekzekutoi në mënyrë perfekte goditjen nga këndi, ndërsa Nathan Aké u ngrit më lart se të gjithë dhe me kokë shënoi për 0-2.

Lyon reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të ngushtojë epërsinë me Malick Fofana, i cili shënoi në minutën e 61-të.

Vendasit menduan se kishin barazuar pak më vonë, por goli i tyre u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 80-të, Muriqi u zëvendësua nga Romelu Lukaku, duke lënë fushën pas një tjetër paraqitjeje të rëndësishme për Fenerbahçen.

Në fund, skuadra turke e ruajti rezultatin dhe siguroi një sukses të madh, pasi Fenerbahçe është pjesë e fazës së ligës së Ligës së Kampionëve, pas 17 vitesh.

Gjithashtu lexoni:

Donjeta Sadiku kalon në finale, lufton për medaljen e artë

Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë

Kosova mposht Maqedoninë e Veriut, Dardanet shënojnë fitoren e dytë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Drita bën një goditje në merkato, transferon Ismajlgecin

Gashani dhe Haxhiu takojnë sportistët që po përfaqësojnë Kosovën në Taranto

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?