Kampioni i Kosovës, Drita ka bërë një transferim të madh në ditët e mbetura të merkatos së verës.
Bëhet fjalë për Marsel Ismajlgecin, i cili i bashkohet nga skuadra e Ballkanit si përforcimi i madh i mesfushës së “Intelektualëve”.
Ismajlgeci, padyshim ka pasur një periudhë të suksesshme te Ballkani ku ka arritur të fitojë titullin dhe Kupën në sezonin 2023/24.
Ai pritet të bëjë debutimin e tij me Dritën, në ndeshjen play-off të Conference League ndaj Inter Club D’Escaldes që zhvillohet të enjten e ardhshme.

