KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Veç tre prokurorë për t’i hetuar krimet e luftës, kërkohet shtim i kapaciteteve
Siguri

Veç tre prokurorë për t’i hetuar krimet e luftës, kërkohet shtim i kapaciteteve

Kosova News
Kosova News 10:56 -19/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Vetëm tre prokurorë janë të angazhuar për t’i hetuar rastet e krimeve të luftës dhe të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Por, ky numër vlerësohet i pamjaftueshëm nga njohësit e drejtësisë. Ata thonë se numri duhet të rritet.

Në mungesë të prokurorëve, avokatët e shohin si mundësi edhe gjykimin në mungesë, e cila tashmë ekziston në Kodin e Procedurës Penale, ndërsa sfidë tjetër e shohin edhe mosbashkëpunimin me shtetin serb.

Avokati Ardian Bajraktari, thotë se ky proces është paksa kompleks, marrë parasysh se procesi ka qenë nën përgjegjësinë e autoriteteve ndërkombëtare. Kompleks këtë proces e sheh edhe mungesën e bashkëpunimit nga ana e Serbisë.

“Natyrisht se krimet e luftës janë komplekse në përgjithësi, por në rrethana të rastit tonë janë më tepër për faktin se për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë kohore këto kanë qenë kompetencë, përgjegjësi  e autoriteteve ndërkombëtare. Po ashtu komplekse bëhet edhe fakti se fqinjët verior nuk ka thuajse gatishmëri fare për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për të vënë para përgjegjësie të gjithë ata qoftë urdhërdhënësit ose edhe ekzekutorët e krimeve të luftës, prandaj nuk ka gatishmëri thuajse fare. Atëherë alternativë mbetet çështja e gjykimit në mungesë tashmë me kodin e procedurë penale ekziston kjo mundësi por kërkohet angazhim shtesë, me theks të veçantë i prokurorisë. Sa i përket çështjes ë institucioneve në kuadër të policisë vitin e fundit 2023 kemi rritje te stafit të departamentit përkatës që merren me këtë çështje, ndërsa sa i përket prokurorisë natyrisht që departamenti aktual që merren me hetimet e krimeve të luftës ka një numër tejet të vogël, përkatësisht tre prokurorë që merren me këtë çështje. Natyrisht shpresoj që në një periudhë sa më të shkurtër ky numër të rritet pse jo edhe të dyfishohet”, tha Bajraktari.

Suksesi i mangët për të sjellë para drejtësisë të akuzuarit për krime lufte, alternativë sipas Bajraktarit mbetet gjykimi në mungesë.

E avokati tjetër, Yll Zekaj thotë se trajtimi i krimeve të luftës nuk është marrë me shumë seriozitet nga qeveritë. Kritika ka edhe për mungesë të strategjisë për hetimin e krimeve të luftës.

“Faktikisht as kjo Qeveri e as qeveritë e kaluara nuk kanë bërë mjaftueshëm për të trajtuar krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë, për të hetuar dhe gjykuar. Të njëjtat duke pasur parasysh numrin e prokurorëve dhe kapacitetet që ka Prokuroria Speciale dhe departamenti për krimet e luftës për t’i trajtuar rastet e tilla.  Si numër, si pozita janë 4 pozita në këtë departament, por faktikisht kemi tre prokurorë që tanimë merren me krimet e luftës e që është numër jashtëzakonisht i vogël për t’i trajtuar të gjitha ato krime që kanë ndodhur në Kosovë. Duhet të kemi parasysh që kemi mbi 13 mijë civilë të vrarë, kemi mbi 1,500 të zhdukur dhe sipas raporteve të ndryshme kemi mbi 22 miliardë dëme të krijuara nga Serbia gjatë luftës në Kosovë dhe të gjitha këto janë potencial për tu hetuar. Edhe qeveritë e kaluara edhe kjo nuk kanë bërë asgjë për t’i trajtuar e ngritur kapacitet e prokurorisë në këtë drejtim. Ende nuk kemi një strategji të Kuvendit për t’i trajtuar krimet e luftës e që kemi strategji për shumë gjera të tjera por jo edhe për krimet e luftës e që është dashtë të jetë një e tillë për t’i caktuar objektivat se si të trajtohen këto krime. Duhet të shumëfishohet numri i prokurorëve e stafit profesional brenda Prokurorisë dhe duhet t’i ngrisim kapacitet profesionale në task-forcat policore për t’i trajtuar këto”, deklaroi Zekaj.

E krahasuar Kosovën me shtetet e rajonit të cilët kanë dalë nga lufta, Zekaj thotë se e kanë marrë me shumë seriozitet dhe kanë investuar më shumë. Ndërsa gjykimin në mungesë, nuk e sheh fortë frytdhënës.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 19/05/2024 19/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?