Poeti Xhevdet Bajraj ka vdekur të mërkurën në moshën 62-vjeçare, ka bërë të ditur vëllai i tij, Fadili, në një postim në Facebook.
Bajraj që nga lufta në Kosovë u vendos në Meksikë, ku edhe vdiq.
Sipas familjarëve, në dy muajt e fundit ai vuante nga një sëmundje.
Veprat e tij të fundit ishin “Ca kokrra rrushi Rahoveci” dhe “Kur qajnë hardhitë”.