Një person ka vdekur të premten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, i cili po trajtohej pas një aksidenti në Prizren para gjashtë ditësh.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i Policisë:
Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren 14.04.2024, 13:25. Lidhur me rastin më datën 19.04.2024 viktima mashkull kosovar, që ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.