Një grua dyshohet se ka vdekur të martën në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Policia ka njoftuar se viktima ka vdekur si pasojë e rrëshqitjes së një orteku të borës në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.
“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Ekipet e policisë dhe të kërkim-shpëtimit janë në vendin e ngjarjes”, tha tutje ai.
Në faqen zyrtare të Brezovicës në Facebook është bërë e ditur se gruaja që vdiq ishte shtetase e huaj.


