Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Evertonit, Kevin Campbell, ka vdekur të shtunën në moshën 54-vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.
Campbell shënoi 148 gola në 542 paraqitje në tetë klube gjatë karrierës së tij.
Evertoni kishte njoftuar në fillim të këtij muaji se Campbell ishte “shumë i sëmurë në spital”.
Si Evertoni ashtu edhe Arsenal i kanë shprehur ngushëllime familjes së anglezit të natyralizuar.


