Në moshën 73 vjeçare ka vdekur publicisti, veprimtari i çështjes kombëtare dhe i ish-i burgosuri politik Afrim Morina nga Suhareka.
Afrim Morina ka një biografi të pasur në fushën e publicistikës dhe të aktiviteteve të tij të hershme për çështjen kombëtare si bashkëveprimtar i Ukshin Hotit.
Ai ishte anëtarë i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK) ndër themeluesit e Frontit të Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar dhe anëtar i kryesisë, zëvendëskryetar i parë i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar – UNIKOMB dhe ushtrues detyre i partisë, në mungesë të profesor Ukshin Hotit.
ishte ndër organizatorët e protestave të viteve të 90-ta, inicues dhe ndër themeluesit e LBD dhe anëtar i kryesisë së saj; mbështetës publik i UÇK-së dhe ndihmës i zgjidhjes së problemit në Brigadën 123, për propagandë të UÇK-së dhe në fund Zëvendës Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Përkohshme të Republikës së Kosovës.
Për gjithë aktivitetin e tij kombëtar verprimtari Morina ishte përndjekur dh burgosur nga regjimi serb qysh në vitet 70-ta duke kaluar me dhjetëra vite nëpër kazamatet serbe.
Edhe në fushën e publicistikës veprimtari Morina ka lënë një krijimtari të pasur i cili është autor i 18 veprave dhe shumë publikimeve nëpër gazetat e kohës.
Nesër në ora 12 në bibliotekën e qytetit të Suharekës do të organizohet një mbledhje komomerative për nder të jetës dhe veprës së veprimtarit Afrim Morina, ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14 në fshatin Reshtan të Suharekës.