Ka ndërruar jetë Zenel Kelmendi, ish- Rektor i Universitetit të Prishtinës dhe një nga profesorët më të vjetër të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.
Për vdekjen e tij ka njoftuar ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili bwri tw ditur se i ndjeri axha i tij do të varroset në orën 18:00 në varrezat në Arbëri të Prishtinës.
“Sot ndërroi jetë axha im, prof. Zenel Kelmendi.
Ishte njeri shumë i dashur për të gjithë familjen, veprimtar i çështjes kombëtare, doktor i mjekësisë, profesor dhe rektor i parë i Universitetit të Prishtinës pas luftës.
La pas vetes shumë. Do ta kujtojmë gjithnjë, dhe do na mungojë të gjithëve.
Varrimi bëhet sot në orën 18:00 në varrezat e Prishtinës në Arbëri.
Prehu i qetë axha Zenel”, ka shkruar ministri Aliu në rrjetin social.


