Një person ka vdekur në një aksident në fshatin Sekiraqë të Podujevës.
Aksidentin tragjik e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një biçiklist dhe një kamion.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një biçiklist dhe një automjet në lëvizje (kamion). Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe ka vdekur”, ka thënë ajo.


