Një person ka vdekur mbrëmjen e së mërkurës pas një aksidenti mes dy veturave në Drenas, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, viktima kishte humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë shoferi tjetër është dërguar për tretman mjekësor.
“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Policia po e heton rastin për të parë shkaqet e aksidentit.


