Një grua ka vdekur pasi ishte lënduar në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 22 dhjetor.
Sipas njoftimit nga Policia, aksidenti ishte shkaktuar në fshatin Preoc të Prishtinës.
“Me datën 28.12.2022 është raportuar se viktima e cila ka qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.


