Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar rastin e vdekjes së një gruaje në shtëpinë e pleqve në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë e moshuara e nacionalitetit serb ka vdekur të martën.
“Rr. Afrim Loxha, Prishtinë 09.01.2024 – 19:46. Një femër e nacionalitetit serb i është keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve. Përkundër intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.


