Një person ka vdekur të martën rreth orës 21:30 në QKUK, ku po trajtohej pasi ishte gjetur pa ndjenja në shtëpinë e vet në Lipjan.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj rreth orës 21:30 kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se ky rast mbetet për t’u hetuar.


