Ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës motoçiklisti i cili një ditë më parë u aksidentua me një kamion në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, motoçiklisti ka vdekur në orët e para të së martës, ndërsa aksidenti kishte ndodhur në mesditën e së hënës.
Në aksident, sipas njoftimit, ishin të përfshira kamioni dhe motoçikleta. Te aksidenti, dyshohet se ka ardhur pasi kamioni nuk e ka respektuar shenjën e ndalimit të obliguar dhe e ka goditur motoçikletën.
Viktima fillimisht ishte dërguar në emergjencë në Spitalin e Pejës e më pas në QKUK, ku nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


