Ka vdekur drejtoresha e Shëndetësisë e Komunës së Kamenicës, Greta Kryeziu.
Lajmin e hidhur sot në mëngjes e dhanë familjarët.
Ajo ishte duke u përballur me një sëmundje të rëndë.
Lidhur me rastin, ka reaguar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj
E reja nga Kamenica ndërroi jetë, pasi po vuante nga një sëmundje të rëndë.
“Greta ishte vajzë e përkushtuar, me shumë plane për të ardhmen. Ajo do të kujtohet si profesioniste e zellshme dhe bashkëpunëtore e çmuar. Ka qenë kandidate për deputete dhe së fundmi kandidate për Asamblenë Komunale në Kamenicë, duke treguar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për shërbimin ndaj qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


