Një 50 vjeçar nga Mitrovica ka vdekur mbrëmë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
Ai ka vdekur si pasojë e djegieve që mori ditë më parë nga shpërthimi i bombolës së gazit.
Rastin e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i repartit të intensives.
“Ka vdekur mbrëmë rreth orës 21:30. Ka qenë duke u trajtuar që disa ditë tek ne. Fatkeqësisht nuk ka arritur të i mbijetojë plagëve që i ka marrë nga djegiet. Ai ka pësuar një djegie në shkallë prej 40 për qind”, tha Uka.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Vllahi në ora 13:00, bëjnë të ditur familjarët.
