KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjermania vazhdon qëndrimin në KFOR: Ka ende potencial për konflikt dhe përshkallëzim
Siguri

Gjermania vazhdon qëndrimin në KFOR: Ka ende potencial për konflikt dhe përshkallëzim

Kosova News
Kosova News 19:36 -26/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti Federal gjerman (Bundestag) në lexim të dytë ka vendosur për vazhdimin e pjesëmarrjes së Bundeswehrit (Ushtrisë Gjermane) në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Kështu ka njoftuar ministria Federale e Mbrojtjes e Gjermanisë, e cila theksoi se KFOR-i po siguron ushtarakisht paqe për vendin.

MPB-ja gjermane thotë se që nga fillimi i misionit të KFOR-it, situata në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor është stabilizuar, teksa përmendin edhe dialogun midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë në Bruksel për të normalizuar marrëdhëniet.

Por, kjo ministri thotë se raportet mes dy vendeve karakterizohen nga ulje-ngritje, teksa përmendin edhe potencialin ekzistues për konflikt e përshkallëzim.

“Ende ekziston potencial për konflikt dhe përshkallëzim. Në vitin 2023, për shembull, pati incidente të dhunshme në të cilat ushtarë dhe civilë të KFOR-it u plagosën, disa prej tyre rëndë. Në fund të nëntorit 2024, një sulm me eksploziv u krye në furnizimin qendror me ujë dhe energji elektrike të vendit. Kjo tregon se tensionet e vjetra mund të shpërthejnë përsëri në çdo kohë në Kosovë, veçanërisht në veri të Kosovës, e cila është kryesisht e banuar nga serbë etnikë”, thotë MPB-ja gjermane.

Ministria gjermane e mbrojtjes thotë po ashtu se “për shkak të tensioneve ekzistuese, stabilizimi nga KFOR-i dhe kështu prania e Bundeswehrit në rajon është ende i nevojshëm”.

“Bundeswehri shihet atje si garantues sigurie dhe si një plotësues i strukturave të sigurisë. Kjo është arsyeja pse Gjermania po e mbështet këtë mision brenda kornizës së NATO-s/Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut për ruajtjen ushtarake të paqes në rajonin e Ballkanit”.

“Ky është parakushti për zhvillime të mëtejshme politike, sociale dhe ekonomike në Republikën e Kosovës – deri në dhe duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Të dy vendet mund të përmirësojnë kështu edhe perspektivat e tyre të anëtarësimit në BE. Në përgjithësi, stabiliteti dhe paqja e qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor janë me interes të madh për Gjermaninë, për NATO-n dhe për Evropën në tërësi”, tha MPB-ja gjermane.

Nëse angazhimi i forcave gjermane në Kosovë është ende e nevojshme, “qeveria federale do t’ia paraqesë mandatin përsëri parlamentit vitin e ardhshëm për një vendim”.

MPB-ja gjermane theksoi se tavani i personelit deri në 400 ushtarë do të mbahet i pandryshuar.

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Kosova News 26/06/2025 26/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?