KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë – Prokuroria kërkon paraburgim për punëdhënësin dhe punëkryesin
Siguri

Vdekja e dy punëtorëve në Gjakovë – Prokuroria kërkon paraburgim për punëdhënësin dhe punëkryesin

Kosova News
Kosova News 17:07 -22/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy personave me inicialet Xh.P. dhe A.M., pas vdekjes tragjike të dy punëtorëve gjatë një incidenti në vendin e punës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, në cilësinë e personave përgjegjës për sigurinë në vendin e punës, nuk kanë zbatuar masat ligjore për mbrojtjen e punëtorëve, çka ka çuar në rënien fatale të dy viktimave nga kati i tretë i një objekti në ndërtim.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se, më 21 korrik 2025, në një punishte të përkohshme në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, “viktimat derisa ishin duke punuar në ndërtimin e objektit banesor… për një moment dërrasa shkelëse thyhet dhe të njëjtit bien nga kati i tretë, në lartësinë prej nëntë (9) metra”.

Tutje thuhet se punëtorët H.J., dhe D.B nuk kishin jelek dhe helmeta mbrojtëse, e as nuk kishte të vendosur litarin për siguri.

“Vendi nuk kishte skele të vendosura e as parmak mbrojtës që nuk do të lejonte që punëtorët të bien në tokë”, thuhet nw njoftim.

Për pasojë, dy punëtorët humbën jetën si rezultat i lëndimeve të marra, të konfirmuara nga raporti mjekësor i Spitalit Rajonal në Gjakovë.

Të dy të pandehurit, Xh.P. (në cilësinë e punëdhënësit–investitorit NTSH “Sh…”) dhe A.M. (në cilësinë e punëkryesit “M.G”Sh.P.K), dyshohen për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 358 par.7 lidhur me par.3 dhe par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria thekson se këto veprime janë rezultat i mosveprimit në pajtim me rregullat teknike mbi masat për sigurinë në vendin e punës, duke e konsideruar nevojën për paraburgim si të domosdoshme në këtë fazë të hetimeve.

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Kusari-Lila: Jemi gati për të rinisur bisedat për koalicion nëse ka qartësi nga pozicionimi i LDK-së

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Kosova News 22/07/2025 22/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?