KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdon të thyhet greva, pas shkollës “Këlmend Rizvanolli”, edhe dy shkolla të tjera do të fillojnë mësimin në Gjakovë
Arsim

Vazhdon të thyhet greva, pas shkollës “Këlmend Rizvanolli”, edhe dy shkolla të tjera do të fillojnë mësimin në Gjakovë

Kosova News
Kosova News 14:30 -14/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe dy shkolla fillore në komunën e Gjakovës, shkolla “Emin Duraku” dhe ajo “Fehmi Agani”, kanë vendosur që të ndërpresin grevën dhe të fillojnë mësimin nga dita e nesërme.

Lajmin se po ndërpritet greva e ka dhënë vetë shkolla në faqen e saj në rrjetin social, ku thuhet se me këtë veprim kanë menduar më të mirën për nxënësit.

“Duke menduar për më të mirën e nxënësve Këshilli i mësimdhënësve të ShFMU ”Fehmi Agani “ me synimet drejt suksesit nga nesër me 15.09.2022 do të fillojnë mësimin mësueset e klasës parafillore dhe ciklit fillor( I – V ).  Njëherit tregojmë gatishmërinë që shumë shpejtë do të fillojnë mësimin edhe arsimtarët e ciklit të mesëm të ultë”, thuhet në njoftimin e shkollës, raporton KosovaNews.

E që mësimi ka filluar e ka konfirmuar për kallxo.com edhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumanova – Baçi.

“Tani kam marrë informacion zyrtarisht, të shkruar nga dy shkolla të tjera, shkolla fillore të mesme të ulëta “Emin Duraku” dhe “Fehmi Agani” dhe kanë vendos që të fillojnë që nga nesër vetëm cikli ulët”, ka thënë ajo.

Kumanova-Baçi ka bërë të ditur se edhe pesë mësuese në shkollën “Mustafë Bakia“ në Gjakovë kanë filluar mësimin më 12 shtator 2022.

Kujtojmë se KosovaNeës ka raportuar se sot ka filluar mësimi në shkollën fillore “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë.

Këshilli i mësueseve të shkollës fillore “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë ka vendosur të ndërpresë grevën dhe nga sot (e mërkurë), më datë 14.9.2022 do të fillojë mësimin e rregullt.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të shkollës, në të cilin është publikuar edhe orari për secilën klasë, thuhet se mësimi do të fillojë nga nesër.

“Me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F.”Këlmend Rizvanolli” ka vendosur që ditën e mërkurë, më datë 14.9.2022, të fillojë mësimin e rregullt”, thuhet në njoftim.

Mësimi do të zhvillohet me këtë orar:

Klasa përgatitore – Ora:10:00

Klasa e I-rë -Ora:13:00

Klasa e II-të, III/2 dhe III/ 4 -Ora: 12:30

Klasa III/1 dhe III/3, IV dhe V – Ora: 8:00

Për informata më të hollësishme, prindërit dhe nxënësit do të njoftohen nga mësueset e klasave.

Ndërpritet greva në një shkollë të Gjakovës, sot fillon mësimi i rregullt

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve

Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

KEK reagon ndaj dezinformatave: Projekti A3 nuk është anuluar, por pezulluar përkohësisht

Osmani: Nëse s’ka konstituim të kuvendit brenda 30-ditësh do të ketë pasoja juridike

Kosova News 14/09/2022 14/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
35°C
Pristina
clear sky
35° _ 34°
20%
4 km/h
Sat
36 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
37 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?