Edhe më tej po vazhdon takimi mes kryeministrit Albin Kurti e Këshillit Grevist.
Takimi që ka nisur rreth orës 08:30, po mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës, në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje për ndërprerjen e grevës në arsim dhe administratë publike.
Mediet vazhdojnë të presin mbarimin e takimit për të kuptuar nëse është arritur ndonjë marrëveshje.
Ndërkohë, në orën 11:00, është njoftuar se kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave e Transfereve, Hekuran Murati dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të mbajnë një konferencë për media.
Arsyet e kësaj konference nuk janë bërë të ditura.


