KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdon rrënimi i vilave në Batllavë
Siguri

Vazhdon rrënimi i vilave në Batllavë

KosovaNewss
KosovaNewss 14:05 -07/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Podujevës ka vazhduar aksionin për rrënimin e ndërtimeve pa leje në Batllavë, i cili ishte ndërprerë muaj më parë. Këto ditë pritet të rrënohen 4 vila, të cilat ndodhen në zonën e dytë në Liqenin e Batllavës.

Nga Zyra për informim në Komunën e Podujevës kanë thënë se herën e kaluar kanë pasur disa telashe gjatë këtij aksioni, pasi siç ka thënë, kompania e angazhuar është tërhequr.

“Kanë qenë disa telashe herën e kaluar, për shkak se kompania e rrënimeve e ka ndërprerë punën, përkundër insistimit tonë që të përfundojë i gjithë aksioni i rrënimit të vilave për të cilat ka pasur vendim për rrënim, kompania u tërhequr dhe ju ka shkëputur kontrata”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për media.

Sipas tyre, pas zhvillimit të procedurave të tjera është lidhur një kontratë e re me një operatorë tjetër dhe tani po përmbyllet procesi i rrënimeve që kanë mbetur në gjysmë.

Zyrtarët komunalë kanë thënë se ka edhe ndërtime tjera që janë ndërtuar pa leje në zonën e Orllanit.

Vtin e kaluar u raportua se si mali ishte prerë për t’i hapur rrugë ndërtimeve të vilave luksoze në fshatin Orllan. Inspektorati Qendror për Pylltari dhe Gjueti, i cili vepron në kuadër të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës, kishte gjetur një formulë që mundësonte ndërtimet ilegale pa u penguar nga askush. Ky institucion kishte konstatuar situatën, por nuk kishte ndërmarrë masa. Krejt çfarë kishte bërë, ishte raportimi i rastit në Ministrinë e Mjedisit.

Dhe masat kishin munguar edhe pasi Ministria e kishte bërë të qartë se nuk ka kompetencë mbi pronat me pyje shtetërore të Agjencisë. Ndërkohë, ndërtuesit privatë e kishin shfrytëzuar këtë situatë, por edhe kohën e pandemisë dhe vakumin institucional gjatë periudhës së zgjedhjeve lokale për t’iu dhënë hov ndërtimeve në këtë pjesë. Vilat e ngritura janë shndërruar në biznese hoteliere, që janë duke u shfrytëzuar nga shumë turistë, raporton koha.

Sipas Raportit të Auditorit, mosveprimet nga DQIPGJ-ja mund të konsiderohen si shkelje dhe lejim të dëmtimit dhe degradimit të tokës pyjore, qoftë të atyre publike apo private në këtë zonë.

Çështja e ndërtimeve pa leje ishte bërë mollë sherri edhe ndërmjet zyrarëve komunalë të Podujevës. Ish-drejtori i Inspektoratit, Besnik Mulliqi, pasi ishte shkarkuar e kishte akuzuar kryetarin e Komunës, Shpejtim Buliqi, se e kishte penguar të zbatojë ligjin lidhur me ndërtimet pa leje, veçanërisht atyre në Orllan. Kurse, Bulliqi kishte thënë se Mulliqin e kishte shkarkuar pikërisht për sabotim të punës lidhur me ndërtimet pa leje.

Gjithashtu lexoni:

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

KosovaNewss 07/07/2023 07/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër
13:51 -19/06/2026
VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit
13:40 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?