KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Siguri

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 08:35 -02/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.


Të enjten e ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 82-të, ka bërë të ditur përmes një njoftimi DhSK-ja pasi ka mbaruar seanca e cila u mbajt e mbyllur.


Ndryshe, sa ishte seanca e hapur, mbrojtja e Veselit përmes avokatit Geoffrey Roberts e ngriti një çështje lidhur me kalendarin gjykatës për vitin e ardhshëm.


“Kalendari i gjykatës për vitin që vjen është deri në maj të vitit që vjen dhe megjithatë që kuptoj unë synohet që data e përfundimit të çështjes nga Prokuroria është… ose ajo që keni thënë me datë 15 shkurt 2023 ka qenë 1 prilli 2025, të paktën kjo është përcaktuar me urdhrin me gojë. Nuk e di në qoftë se ky është rasti megjithatë ne e kuptojmë që ndërsa flasim koha për përfundimin e çështjes nga

prokuroria është në prill”, ka theksuar Roberts.
Ndërsa, kryetari i turpit gjykues njoftoi se nuk ka ndryshime në data por që i është dhënë pak hapësirë ZPS-së pas afatit të përcaktuar për mbarimin e çështjes së saj.


Për këtë javë, Matt Halling ka theksuar se kanë vetëm dy dëshmitarë të cilët mbajnë kodin Ë04735 dhe Ë0511, të cilët pritet të dëshmojnë. Ai ka thënë se aktualisht nuk kanë dëshmitarë tjetër rezerve, por që do të shikojnë se çfarë mund të bëjnë.


Ndërsa prokurori Halling ka thënë se dëshmitarët që synohet të thirren për bllokun e ardhshëm janë 04737, 04600 dhe 01129. Kurse kryegjyqtari ka thënë se do të ishte mirë që ta kenë dikë rezervë për shkak se sipas tij këta dëshmitar nuk zgjasin gjithë javën.
Pas kësaj, pati një çështje për të diskutuar edhe avokati Eric Tully por që sapo e mori fjalën, seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar për t’u mos u hapur më deri sa në ekran u njoftua se nuk ka transmetim.

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kosova News 02/09/2024 02/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së
18:59 -02/08/2026
Hoxha: Hapja e konsullatës serbe në Shkodër s’nënkupton pandjeshmëri ndaj Kosovës
18:45 -02/08/2026
Osmani: Serbia ende po e fsheh vendndodhjen e rreth 1.600 personave të zhdukur
18:42 -02/08/2026
Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?