Edhe shkolla “Hasan Prishtina”, në Prishtinë ka vendosur që të ndalin grevën dhe të fillojnë procesin mësimor., raporton KosovaNews.
Këtë vendim e mori sot Këshilli i Arsimtarëve të shkollës pas një votimi të fshehtë që kanë zhvilluar.
“Ne si shkollë “Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur nga Këshilli i Arsimtarëve, sot me 26 shtator 2022, me kolektivin e shkollës, u vendos që me votim të fshehtë ta ndryshojmë formën e grevës si vijon: Shkolla jonë vendosi që të ndërpritet greva e përgjithshme, dhe t’i kthemi mësimit në shkollë, por me orë të shkurtuara. Ora mësimore do të jetë 30 min, deri në arritjen e një zgjidhje të përgjithshme mes SBASHK-ut dhe Qeverisë”, thuhet në njoftimin e shkollës që ka siguruar KosovaNews.
Tutje njoftohet se nxënësit do të ndjekin këtë orar të mësimit:
Ndërrimi i paradites:
07-30 deri 11:20
Ndërrimi i pasdites:
12:00 deri 15:00


