Dukagjini u është rikthyer fitoreve në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Klina, mposhti në shtëpi Dritën, me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Blerind Morina.
Futbollisti shqiptar u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 58-të.
Me këtë fitore, Dukagjini ngritet në vendin e pestë në tabelë me 17-pikë.
Në anën tjetër, Drita e cila nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit, vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 22 pikë.