KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdon gjyqi në Hagë ndaj ish- krerëve të UÇK-së, dëshmitari pretendon se ishte ndaluar në ’99-n
Siguri

Vazhdon gjyqi në Hagë ndaj ish- krerëve të UÇK-së, dëshmitari pretendon se ishte ndaluar në ’99-n

Kosova News
Kosova News 10:45 -29/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Të hënën do të dëgjohet dëshmitari i 42-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Dëshmitari W02082, sipas ZPS-së, ishte rrëmbyer dhe ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së në zonën e Prizrenit, në qershorin e 1999-s.

Sipas përmbledhjes së lexuar nga përfaqësuesja e ZPS-së, Jasmine Shahabbudin, pretendohet se dëshmitari është rrëmbyer nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe është rrahur mizorisht, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në qershor të 1999, dëshmitari 02082 u rrëmbye nga anëtarë të UÇK-së që dukej se e njihnin identitetin e personit. Atë e dërguan anëtaret e UÇK-së në një vendodhje që përdorej nga UÇK-ja në Prizren ku pa edhe anëtarë të tjerë të UÇK-së jashtë. Gjatë ndalimit ë atë vend, e morën  në pyetje, e kërcënuan dhe e rrahën mizorisht anëtarë të ndryshëm të UÇK-së me orë të tëra”, tha prokurorja.

Ajo tha se pjesëtarët e UÇK-së përpara se ta lironin dëshmitarin i kanë thënë që të mos i tregonte askujt për faktin se e kanë mbajtur të ndaluar.

“Dëshmitari me numrin 02082 pa edhe të ndaluar të tjerë që kishin gjak dhe ishin rrahur. Përpara se ta lironin, ushtarët e UÇK-së i thanë dëshmitarit 02082 të mos i tregonte askujt për faktin që e kishin mbajtur të ndalum. Edhe sot e kësaj dite ka probleme shëndetësore për shkak të lëndimeve që i shkaktuan”, tha prokurorja.

Pas kësaj, prokurorja kërkoi që të kalohet në sesion privat në mënyrë që të ruhet identiteti i dëshmitarit gjatë marrjes në pyetje pasi ai është me masa mbrojtëse.

Në fillim të seancës prokurorja tha se asaj nuk i ka shkuar ektekspertiza e psikologut për këtë dëshmitarë si dhe ka njoftuar se transkriptet dhe dokumentet që do i prezantohen duhet të iu lexohen nga dikush për shkak që sipas saj ai ka probleme me shikimin.

Deklaratat e  këtij dëshmitari të dhëna më herët për ZPS-në së bashku me materialet përcjellëse u pranuan dhe morën numrat e provave materiale në këtë cështje gjyqësore.

Sipas kryetarit të trupit gjykues Charles Smith III dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë rreth 5 orë.

Sipas tij, ZPS-ja ka paraparë 1 orë, mbrojtja e viktimave 15 minuta ndërsa ekipet e mbrojtjes së të akuzuarve kanë paraparë rreth 4 orë për marrjen në pyetje të këtij dëshmitari.

Ashtu siç u tha në seancë, për shkak të problemeve shëndetësore, gjyqtari Christoph Barthe dhe dy të akuzuarit Thaçi dhe Krasniqi janë duke e ndjekur seancën përmes videolidhjes

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, kontrata ishte parashikuar 500 mijë euro por u paguan mbi 5.3 milionë

“Qindra mijëra euro, dinarë serbë, 4 telefona…”, polica jep detaje për arrestimin dhe bastistjen e spiunit nga Dragashi!

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Sekuestrohen 86 mjete të mprehta dhe boksa metalikë në Pejë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?