Në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot marrin pjesë në Lansimin e Programit të Kryerësve të Dhunës.
Gjatë ditës, ministrja Haxhiu do të bëjë hapjen e ekspozitës “Traumë në letër”, që mbahet në Manifesta 14’ në Prishtinë, në ora 17:00
Gjatë kësaj dite do të ketë edhe aktivitet e tjera si takim me gratë ukrainase dhe afgane, tryezë diskutimi “Zbatimi i politikave kundër braktisjes së arsimit”, përmbyllja e Programit Rajonal “Eliminimi i dhunës ndaj vajzave dhe grave”, aktivitet me persona me aftësi të kufizuara, tounhall në Prishtinë, dhe shfaqja “Molly”, Teatri Kombëtar- Prishtinë.


