KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbët në veri me interesim të shtuar vazhdojnë regjistrimin e veturave me targa RKS – Republika e Kosovës
Siguri

Serbët në veri me interesim të shtuar vazhdojnë regjistrimin e veturave me targa RKS – Republika e Kosovës

Kosova News
Kosova News 09:06 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Më 1 dhjetor përfundon afati i paracaktuar nga Qeveria e Kosovës për ri-regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe në RKS. Pas kësaj date, automjetet me targa ilegale nuk do të kenë mundësi që të regjistrohen në Kosovë. Nga 1 nëntori deri më tani, janë regjistruar 1 mijë e 660 automjete.

Procesi i regjistrimit të veturave nga targat ilegale serbe në targa RKS po vazhdon me një interesim të shtuar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e afatit për ri-regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe me akronimet “PR”, “KM”, “GL”, e tjerë për qytetet e Kosovës.

Targat “KM” tashmë i kanë zëvendësuar me RKS edhe këtë dy qytetarë serbë që në kushte anonimiteti treguan për RTK-në se pse i larguan targat e dikurshme.

“I kam larguar sepse çka është për të gjithë është edhe për mua. Unë nuk mund të jem i veçantë nga të tjerët. Jam njeri i hapur dhe kuptoj gjerat si shkojnë. Le te jetë ashtu, paqe e qetësi”, tha ai.

“I largova për arsye se nuk ka pasur mundësi të regjistroj në KM. Nuk ke mundur të lëvizësh në Serbi dhe të kthehesh. Ky ka qenë problemi. Për mua është njëjtë”, tha ai.

Nga fillimi e deri më 16 nëntor, me targa RKS janë regjistruar 1 mijë e 660 automjete që kishin targa ilegale serbe, ka thënë për Radio Kosovën zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Duke folur për interesimin e shtuar të qytetarëve serbë për regjistrimin e automjeteve me targa RKS, analisti serb, Branislav Kerstiq, thotë se kjo po bëhet për dy arsye.

“Shumica e nënshtetasve të shtetit të Kosovës të nacionalitetit serb, nga veriu e kanë kuptuar se Beogradi është duke hequr dorë nga Kosova. Po ashtu, ky vendim i Qeverisë së Kosovës duket se është shumë serioz”, tha ai.

Qeveria e Kosovës vendimin për zgjatjen e afatit për ri-regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe e mori më 30 tetor. Ky vendim parasheh që pas datës 1 dhjetor 2023, pronarët e mjeteve të pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri me datë 21 prill 2022, nuk do të kenë më mundësinë që këto mjete t’i regjistrojnë me targa RKS, të hyjnë apo të qarkullojnë në dhe përmes territorit të Republikës së Kosovës. 

Gjithashtu lexoni:

Plumbat në radhët e policëve, thirrje për trajnime më të gjata në Policinë e Kosovës

Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente

Edi Rama voton i shoqëruar nga bashkëshortja: Të presim çfarë do të thotë populli

“Zgjedhje europiane për një vend”, voton presidenti Begaj

E pazakontë në Lushnjë – dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit

Kosova News 17/11/2023 17/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”
17:22 -11/05/2025
Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës
16:50 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?