Zyrtarët palestinezë kanë thënë se të paktën 20 persona janë vrarë gjatë natës nga sulmet ajrore izraelite në Rafah dhe në Rripin qendror të Gazës.
TheGuardian ka raportuar se sulmet e ushtrisë izraelite kanë vazhduar, në e mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë në zona të ndryshme.
Në raportin e agjencisë palestineze Wafa u tha se artileria izraelite “vazhdoi të bombardonte zonat në lindje të kampit të refugjatëve Nusseirat”.
Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Oliver Doëden, ka bërë thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm” në Gaza.
Ai ka shtuar se qeveria britanike po i kërkon vazhdimisht Izraelit të respektojë ligjin ndërkombëtar humanitar dhe se ka ngritur shqetësime “për dërgimin e ndihmave në Gazë”.
“Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për të lejuar që ndihmat të hyjnë dhe më e rëndësishmja, pengjet të dalin jashtë”, ka shtuar ai, duke potencuar se sipas një raporti të OKB-së, uria pritet të kaplojë edhe zonën e Gazës veriore.


