Institucionet e Republikës së Kosovës po vazhdojnë me angazhimet e tyre për parandalimin e kontrabadimit me mallra.
Kësaj radhe malli i kontrabanduar është kapur nga njësitet e antikontrabandës së Doganës së Kosovës, në pikën kufitare të Vërmicës.
“Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë një operacioni mbrëmë në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente. Në Vërmice, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontrollë në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë me dyshimin se barte mallrat të kontrbanduara”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Tutje bëhet e ditur se kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim:
• Injeksione REVOLAX DEEP ëith LIDOCAINE – 60 copë
• REVOLAX SUB-Q LIDOCAINE – 60 copë
• REVOLAX FINE LIDOCAINE – 5 copë
• Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” 1×300 – 16 pako
• Xhama me dioptri të ndryshëm
Të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.
Dogana e Kosovës rikujton se ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi./KosovaNews/


