KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vasilev: Çmimet e grurit mund të trefishohen
Botë

Vasilev: Çmimet e grurit mund të trefishohen

Kosova News
Kosova News 17:04 -21/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave i Bullgarisë, Assen Vasilev, paralajmëroi sot rrezikun nga trefishimi i çmimit të grurit në dimër, në rast se Evropa nuk ndërmerr veprime.

Ai në hapjen e Forumit Ekonomik të Sofjes III saktësoi se aktualisht Rusia nuk eksporton grurë dhe Ukraina nuk mund të eksportojë drithë për shkak të bllokimit të porteve nga Rusia dhe transportit tokësor me kapacitet të kufizuar.

Shumica e sasive të grurit janë blerë nga Kina, sepse ka ofruar çmimin më të lartë, tha Vasilev.

Vendet që kanë më shumë nevojë për drithë, siç janë shtetet e Afrikës Veriore, do të marrin sasi shumë të vogla ose aspak drithëra. Kjo, nga ana tjetër, do të thotë se nga këto vende mund të pritet një valë e madhe emigrantësh drejt Evropës.

“Nëse Evropa nuk aktivizon mekanizmat e tregut për të mbështetur vendet e varfra në marrjen e grurit, mund të pritet një rritje në shkallë të gjerë e çmimeve të ushqimeve në Evropë”, vuri në dukje ministri i Financave.

Ndërmarrja e veprimeve të bashkuara do të thotë aktivizimi i nenit 15 në mënyrë që të gjitha eksportet jashtë Evropës të kontrollohen dhe të shkojnë tek ata që kanë më shumë nevojë për grurë, në vend të atyre që ofrojnë çmimin më të lartë. Kjo është mënyra për të shmangur krizën dhe katastrofën humanitare, argumentoi Vasilev.

Probleme të tjera do të shfaqen në të ardhmen e afërt, tha ai. Këto do të lidhen me mungesën e materialeve të ndërtimit si dhe të metaleve të rralla, prandaj duhet të ndërmerren veprime të përbashkëta.

Në afat të mesëm, lidhja duhet të përmirësohet midis Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Polonisë në mënyrë që të ndërtohen tubacionet e nevojshme të gazit, rrugët dhe linjat hekurudhore për transportin e mallrave.

Vasilev parashikoi se Deti i Zi do të jetë i papërdorshëm si një rrugë transporti të paktën në të ardhmen e afërt pasi kjo do të ishte shumë e rrezikshme. Ai bëri thirrje për një vendimmarrje më të shpejtë në nivel të BE-së sepse veprimet duhet të ndërmerren më shpejt./BTA/

Gjithashtu lexoni:

Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Trump: “E mundur të shkoj në Turqi për samitin e Ukrainës”

Samiti që tronditi Lindjen e Mesme: SHBA heq sanksionet, Siria drejt kthimit në skenën botërore

Zelensky kërkon ndihmë nga Trumpi për të siguruar takimin me Putinin në Turqi

TAGGED: çmimet, gruri, kriza, sasia
Kosova News 21/06/2022 21/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë
23:09 -14/05/2025
Galatasaray fiton Kupën e Turqisë
23:05 -14/05/2025
Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?